Rreth nesh

Restorant Rapsodia e ka filluar aktivitetin që në vitin 2006, pikërisht me datë 6.12.2006 është edhe dita jubilare e hapjes së aktivitetit të tij me emrin Hotel Bar Restorant Rapsodia.


Premisat për hapjen e restorantit kanë filluar disa vite më përpara, ishin 12 vite eksperiencë në Itali të shefit tonë që ndikuan fuqimisht, duke i dhënë një motivacion në nisjen e iniciativës në vendin e origjinës së tij, si një mënyrë kjo ideale për të fituar, por mbi të gjitha për të shprehur talentin prej një shefi kreativ.


Vlen të përmendet që në këtë rrugë kishte mbështetjen dinamike dhe të pa kursyer të familjes. Përveç kreativitetit që ishte një gjë krejt e re, ajo që i bënte njerëzit të vinin e të rivinin është unikaliteti i menusë sonë, e cila përbëhet nga një ndërthurje e ëmbël dhe elegante e kuzhinës në ekstremitetet e tradicionales dhe modernes. Ia vlen të theksohet jo vetëm për klientët tanë, por edhe në masë të gjerë, sa shëndetshëm ushqehen në shërbimin e Rapsodisë.


Fakti që në produktet bazë që servirim, si peshku kemi arritur të mbajmë dhe madje të rrisim aktivitetin në sajë të bashkëpunimit shumë korrekt me peshkatarët e vegjël duke lobuar kështu në mbrojtjen e natyrës, po ashtu edhe produktet që vijnë nga perimtaria e zonës dhe që kultivohen në mënyrë krejt organike, janë kurdoherë pjesë e tryezës sonë.


Duke ndjerë nevojën e produkteve të freskëta organike, Rapsodia shërben natyrë, bashkëpunon me të duke mos harruar asnjëherë ta respektojë.

Të veçantë Rapsodinë e bën edhe përfshirja e bimësis së egër me vlera kolosale, ku primare, dihet vlejnë ato shëndetësore, si: lule delja, lule qikore, lulja e tërfilit që kurdoherë ngacmojnë imagjinatën dhe zgjojnë kuriozitetin e klientit.