Kooperativa

Hapja e kooperativës ku kultivohen prodhime të ndryshme ka rezultuar me një impakt shumë të mirë ekonomik e social. Janë punësuar pothuajse pjesa dërmuese e banorëve të zonës. Kooperativa jonë ka një kantinë vere që përpunon vetëm produktin e zonës, ndër prodhimet kryesore janë vera Sapa e kuqe, me varietet kallmet e shardone, prodhimet e vajt të ullirit, po ashtu prodhimin e shumë fruta perimeve, vreshta të tjerë, që tashmë ka siguruar edhe tregun.


Koperativa SAPA

Në Kooperativë bëjnë pjesë një sërë aktivitetesh që përfshijnë fabrika, parcela të mbjellura me ullishte, vreshta, sera, etj. Konkretisht në këtë sipërmarrje janë të instaluara dhe operojnë aktivitetet si:


  • Fabrika e prodhimit të verës
  • Fabrika e prodhimit të vajit të ullirit
  • Fabrika (punishte) të përpunimit të produkteve të qumështit dhe të prodhimit të djathit
  • Sera
  • Me dhjetra hektar toke bujqësore janë të mbjellura me ullishte, vreshta dhe sera.

Në Kooperative bëhet grumbullimi i produkteve bujqësore kryesisht në magazinë dhe vende te posaçme që merren nga fermerët e zonës si dhe nga pjesa e parcelave të vetë menaxhuara që janë marrë me qera dhe një pjesë tjetër që e kemi në pronësi. Pas grumbullimit bëhet përpunimi i këtyre produkteve në fabrikat përkatëse, paketohen, ambalazhohen dhe bëhen gati për treg.


Koperativa e blegtorëve

Koperativa e blegtorëve është tjetër subjekt me të cilët ne bashkëveprojmë por së shpejti do ta rregjistrojmë si subjekt të ri. Është një sipërmarrje e iniciuar dhe administruar nga gra dhe vajza. Shoqëria e blegtorëve përfshin grupimin e fermerëve, blegtorëve të disa zonave që si aktivitet të tyre primare kanë prodhimin e qumështit, pra qumështin që ato prodhojnë grumbullohet dhe sillet tek baxhoja, punishte e përpunimit të qumështit dhe të prodhimit të djathit dhe të gjalpit.


Baxhoja

Baxhoja është një tjetër aktivitet që njeh rritje nga viti në vit, faktorët që kanë sjellë këtë rritje kanë qëne përmisimi i cilësisë së prodhimit të djathit dhe të gjalpit, instalimi i paisjeve të reja dhe trajnimi i punëtorëve nga specialist dhe teknolog të zotë. Tregu i saj shtrihet pothuajse në të gjithë vendin. Ne kemi marrëveshje me subjekte të njohura tregtare ushqimore në vend. Me këto subjekte ne kemi tregtimin e djathit dhe të gjalpit me markën “Rapsodia Bulmet”. Është kjo markë që po njeh rritje nga dita në ditë si rezultat i cilësisë, dhe të zbatimit efikas të politikave të marketingut.

Galeria e Fotove